Fondacioni Jeshil
April 22, 2022
Paper Gallery së bashku me Prishtina Biennale, në bashkëpunim me Fondacionin Jeshil, në kuadër të projektit ‘Në duart tona’, organizojnë dy ngjarje përmes së cilave shënohet Dita Botërore e Tokës, 22 prilli.
· Ngjarja e parë është shfaqja e dokumentarit “Mbeturinat ushqimore: Dialog publik mbi reformimin e sistemeve ushqimore në Kosovë” për efektet mjedisore, etike, socio-ekonomike dhe politike të mbeturinave ushqimore në Kosovë të zhvilluar në kuadër të nismës Let’s Talk About Food Waste të zbatuar nga Fondacioni Jeshil. Dokumentari do të shfaqet në ambientet e Paper Gallery, prej orës 10:00 e deri në ora 17:00 (çdo 1 orë).
· Të njëjtën ditë, në Paper Gallery prej orës 15:00 do të mbahet një diskutim rreth aktiviteteve mjedisore në Kosovë dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve rreth temave me fokus mjedisin.
Në këtë panel diskutimi do të flas Xhevdet Gegollaj nga Fondacioni Jeshil.
Fondacioni Jeshil është një organizatë joqeveritare mjedisore me bazë në Prishtinë, e themeluar në vitin 2014. Korniza ideologjike bazohet në vlerat dhe parimet e Permakulturës dhe misioni i organizatës është të zhvillojë zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata urbane dhe rurale për një rritje harmonike në Kosovë. Fondacioni Jeshil mbështet parimet e kulturës së hapur dhe ekonomisë rrethore. Që nga janari 2020, ka zbatuar fazën fillestare të pilot nismës Let’s Talk About Food Waste i cili ka për qëllimi të filloj një dialog publik mbi Mbeturinat Ushqimore dhe Strategjitë e Reduktimit të Mbeturinave Ushqimore në Kosovë përmes angazhimit të komunitetit dhe pilotimit të zgjidhjeve inovative.
Intervista:
KTV- nga minuta e 9:30