Hive/ ZGJOI – Blerta Basholli
May 12, 2022
Paper Gallery së bashku me Prishtina Biennale, në bashkëpunim me HIVE, në kuadër të projektit ‘Në duart tona’, të enjten më datë 12 Maj organizon shfaqjen e filmit “Hive”, me regji të Blerta Bashollit.
Ndërsa, të premten, më datë 13 Maj do të organizohet paneli i diskutimit, me pjesëtarët e Paper Gallery, së bashku me ekipën e filmit “Hive”.
Paper Gallery është galeria e parë që shfaqë një “feature film”, në një hapësirë galerie.
Fahrija një grua e re që e ka burrin të zhdukur në luftë, fillon një biznes të vogël bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët në kosheret që i ka, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar dhe për t’u zhvilluar në një situatë të re për të dhe për t’u ballafaquar me një realitet aspak miqësor ndaj saj.
Fahrije, a woman whose husband is missing since war in Kosovo, launches a small agricultural business to provide for her family in a traditional patriarchal environment where her ambition for empowerment is not seen as a positive thing. Her business starts well apart from bees in her hives, which seem to be chaotic and aggressive towards her. In her journey to make peace with bees, she begins making peace with herself too, so she could live and empower herself in a new situation for her facing a very hostile reality.