DAM FESTIVAL
April 22, 2022
AFËR II 1 musician, 1 listener
Another noise for flute and electronics
Nina Shala – flute
Memli Kelmendi – electronics
PAPER GALLERY – Prishtina
“AFËR II” është performancë për një muzikant dhe një dëgjues. Seria e koncerteve “Një muzikant, një dëgjues” nisi si prolog i edicionit të 15-të të Festivalit DAM, në “Lumbardh” (Prizren). Ky format i koncerteve erdhi si domosdoshmëri për të rimenduar prezantimin e programit të festivalit në pamundësi për të zhvilluar programin e parashikuar me shpresë për lirim masash dhe kthim në normalitet.
Një muaj më vonë “eksperimentin” po e zhvendosim në një hapësirë të re në kryeqytet. Flautistja Nina Shala do ta mirëpresë në një hapësirë të “Paper Gallery” vetëm një person në publik, i cili do ta dëgjojë për 7 minuta interpretimin e veprës “Another noise” nga Memli Kelmendi. Kur organizimi i koncerteve ka ndryshuar formë – raporti, një në një brenda një hapësire të vogël, vjen si provokim për hapësirën e ngushtuar të veprimit për muzikantë në kohën e COVID-19. Nga jashtë muzika mund të dëgjohet, por muzikanti dhe dëgjuesi nuk duken, duke krijuar kështu një raport të afrimit – në kohën kur distanca është refreni i përditshmërisë sonë. Pas përfundimit të interpretimit, publiku ftohet të ndajë në disa rreshta udhëtimin sonor. Pas kësaj i lë vendin personit në radhë për një eksplorim tingullor dhe dialog mes flautit dhe tingujve elektronikë.