ARTISTET QË NA MUNGOJNË
April 22, 2022
Ato kanë guxuar. Ato kanë thyer barriera. Ato kanë ndryshuar mendësi dhe kanë emancipuar një shoqëri përmes artit të tyre. Zëri i tyre ka depërtuar përtej shoqërisë me shtrirje të gjerë patriarkale. Ato kanë qenë dhe mbeten udhërrëfyese të shumë vajzave e grave. Ato kanë rrëzuar mite dhe kanë thyer tabu se si janë perceptuar gratë, duke u ngritur në piedestalin e skenës së muzikës dhe teatrit.
Nexhmije Pagarusha, Shahindere Bërlajolli, Leze Qena e Violeta Rexhepagiqi janë ikona të artit shqiptar, por përtej kësaj janë gra që inspirojnë.
Në nderim e vlerësim të tyre FemArt i kujton sot e përmot.
Pjesë e projektit special në Galerinë Paper.
Folëset/it: Lule Pagarusha, Minire Fetahu, Armond Morina, Astrit Stafai
Moderatore: Zana Hoxha
Këngëtar: Ardit Stafai
Violonçel: Adorel Haxhijaj
Piano: Fatjon Miftari
Lokacioni: Galeria Paper, transmetim online FemArt ueb dhe Facebook, Radio Paper
Ora: 18:00 – 20:00